Igli Tare, per momentin eshte drejtori teknik i skuadres se Lazios ne Serine A italiane. Ekipi i tij eshte mundur nga Napoli dy dite me pare me rezultatin 4-3 duke kompromentuar pozitat ne renditje dhe objektivat. Ne korridoret e brendshme te stadiumit kane ndodhur disa incidente dhe pjese e tyre eshte bere dhe ish futbollisti i Kombetares Shqipetare. Komisioni i Disiplines se Federates Italiane te Futbollit vendosi sot pezullimin deri ne 2 maj te shqipetarit Igli Tares, drejtues i Lacios. Ai u pezullua per "nje sjelle kercenuese dhe ofenduese ndaj gjyqtareve te ndeshjes ne dhomat e zhveshjeve". Tare po ashtu ka marredhe nje gjobe te majme per kete sjellje.
Pirro Nika
 |