Legjionaret/ Ne Vjene te gjithe syte nga Salihi per derbin | ||||
|
Te djelen ne kampionatin austriak do te luhet derbi i kryeqytetit. Austria e Vjenes do te prese Rapidin e Hamdi Salihit. Tifozet e Rapidit i kane shpresat tek sulmuesi shqipetar. Per ta eshte shume e rendesishme fitorja ne derbi me rivalet e perjetshem dhe mediat austriake shkruajne se forma e mire qe po kalon bomber shqiptar i ben tifozet te varin shpresat te ai. Trajneri Pacult eshte bindur me ne fund per te aktivizuar Salihin dhe ai ja shperbleu menjehere me dy gola ne ndeshjen e fundit. Te djelen sulmuesi i kombetares kuqezi ka si detyrim nje gol per tifozet e Rapidit qe i kane syte vetem te ai. Nderkohe qe tifozet kundershtar nuk harrojne golin e fundit qe Salihi i shenoi ne derbin e vjetshem kur Rapidi fitoi ne shtepine e tyre. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2688 |