Lorik Cana ka hyrë në historinë e Galatasarayt për faktin se është futbollisti i parë i huaj i skuadres që realizoi gol në stadiumin e ri të klubit turk, "Turk Telekom Arena". Mesfushori i kombetares se Shqiperise, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes, ka shënuar golin e parë të gjigandit turk në fitoren 4:2 ndaj Eskisehirspor, të dielën. Cana ka thënë se është i gëzuar për fitoren, ndërsa ndien kënaqësi të madhe që është bërë futbollisti i parë i huaj që shënoi në stadiumin e ri.
Besi Donati
 |