Pas Atdhe Nuhiu dhe Hamdi Salihit ne futbollin Austriak nje tjeter futbollist shqiptare eshte duke hedhur hapa te rendësishëm ne karrierën e tij. Fjala është per mbrojtësin e talentuar Vait Ismaili që luan me ekipin e SKN St. Pölten ne ligën e dyte te Austrisë. 22-vjecari ne nje prononcim per Albaniasoccer.com tregon se kete sezon skuadra e tij, e cila renditet ne vendin e peste ka mundesi te ngjitet ne Bundesliga 1.
“Sezoni deri tani është duke ecur mirë, por kemi pas nje fillim jo shume te suksesshëm, megjithatë me kalimin e kohës jemi stabilizuar dhe tani jemi shume prane klubeve te forta”, tha Ismaili, i cili eshte nje nder lojtaret me te mire te ekipit te tij.
Ndersa, objektivat kryesore te Ismaili jane qe te luaj ne nje kampiont te rendesishem Europian, dhe sigurisht te behet pjesë e Kombëtares se Shqiperse.
“Qellim im kryesor ështe padyshim te luaj jashte vendit ne nje ligë te rendësishme ne Europe”.
“Nuk ka diskutim, sigurisht që unë kam deshirë te luaj per Shqiperin, por deri tani nuk më është dhene kjo mundësi”, perfundoi prononcimin e tij, Vait Ismaili. Dardanoz Zhilivoda
|