Ditet e fundit, talentet shqiptare qe aktivizohen ne Europe jane vene ne qender te vemendjes me performancat e tyre mbreslenese. Keshtu ne Greqi, 18-vjecari i talentuar nga Cërriku, Serxhio Aduramhani ka debutur me ekipin e njohur te AEK-ut te Athines, mesfushori tjeter Erys Kaçe ka debutuar me skuadren e Paok-ut, ndersa himarjoti Andrea Tato qe luan me Atromitos-in eshte duke çmendur Greqinë.
Ne Gjeramani, Flamur Kastrati qe sapo eshte transferuat tek skuadra e Bundesliga 2, Osnabruk, ka debutuar me perfaqesuesen U-21 te Norvegjise.
Ne Suedi, sulmuesi Dardan Rexhepi, qe u shpall kampion me Malmo-an, cilesohet nga specialistet vendas si e adhmja e futbollit suedez.
Ndersa, ne Norvegji, 17-vjecari Veton Berisha eshte duke shkelqyer me ekipin e tij, Viking dhe ka terhequr vemendjen e klubit anglez te Çelsit.
Gjithesesi, keto ishin vetem disa emra, pasi ne te vertet ka edhe shume te rinje te tjere qe jane duke bere hapa gjigant ne karrieren e tyre, por ajo qe i bashkon keto djem eshte fakti se askush nuk interesohet per to.
Megjithate, nisma e federate per te organizuar turne neper Europe eshte mjaft pozitive, por shume e vonuar, kur mendon se kemi humbur lojtare te tille, si: Xherdan Shaqiri, Pajtim Kasami, Taulant dhe Granit Xhaka, Fanol Perdedaj, Emir Bajrami, Beg Ferati, Bajram Fetai, Gjergji Kone apo vellezerit Perparim dhe Mehmet Hetemaj. Dardanoz Zhilivoda
|