Dilaver Duka : Jam duke jetuar momentin! | ||||
|
Pasi u largua nga Rutgers University ne pranvere, “Dilly†u mundua te provoje fatin e tij si profesionist me New York Metrostars, por ligjet e sportit ne SHBA ja ndaluan nje gje te tille « Nuk ishte e thënë, por ndoshta për më mirë mund të dalë. Pas kesaj ndeshje, besoj se do te kem ndonje kontakt, por per momentin pak rendesi ka », u shpreh mesfushori i talentuar i cili si objektiv ka perqendrim per te ndihmuar skuadren e SHBA-se qe te fitoje sa me shume ndeshje « Momentalisht, jam duke menduar per ndeshjen e rradhes. Pas perfundimit te ketij turneu nuk e di se cfare mund te ndodhi. MLS, Europe apo ndonje aventure tjeter, une akoma nuk e di. Tani jam duke menduar vetem per momentin, ndeshjen e rradhes dhe te ndihmoj skuadren tone qe te arrije rezultate sa me pozitive, vazhdoi komentin e tij « Dilly », i cili asistoi ne dy golat e pare te shenuar ndaj kamerunit dhe ndeshkoi « Luanet » e Afrikes me nje gjuajtje kendore nga distanca. « Dy golat e pare erdhen ne momente speciale, nje ne minutate fundit te pjeses se pare dhe nje ne fillim te pjeses se dyte. Tek goli i pare krosi im ne zone ndihmoi shume, por ne golin e dyte, me fillimin e lojes, ne patem nje kundersulm te shpejte, une isha i vetem ne te majte me topin, pashe Tonin (Taylor) te lire dhe i dhashe topin qe ai e dergoi ne rrjete duke na dhene dyfishimin e avantazhit ne favor. Goli i trete pastaj ishte padyshim goli me i bukur i etes time deri tani. Tek po kaloja ne anesore me topin trajneret po me thoshin: â€Gjuaje ne porte, portiere ka dale†dhe une e drejtova drejt portes kur pashe qe portiere i Kamerunit filloi te sforcohej per tu kthyer mbrapa. Kur u afrua portes e mora vesh qe po hynte gol. U gezova jashte mase. Ishte nje moment i vecante per mua », theksoi mesfushori me origjine shqiptare i cili me pare ne nje interviste Ekskluzive per Albaniasoccer.com ka treguar interes per te luajtur me Shqiperine. « Jam rritur qe i vogel me ndjenjen e shqiptarit. E ndjej ne vetvete sikur jam rritur aty, ndonese kam lindur ne SHBA. Une do ta kem shume kenaqesi dhe do te jete nje nder nese me krijohet mundesia per te luajtur me Shqiperineâ€. Megjithate edhe pas provave te zhvilluara dimrin e kaluar ne Shqiperi, « Dilly » u rikthye ne Amerike, tek vazhdoi te stervitej rregullisht dhe te arrinte te grumbullohej me skuadren e moshave te SHBA-se dhe eshte ne vigjilje te nje memoriali historik. “Aktualisht moralin e kemi shume lart dhe mund te arrijme nje rezultat te mire diten e Premte, me shprese per te kaluar ne turin tjeter. Kjo eshte e vetmja gje qe une jam perqendruar momentalisht. Ndeshja e rradhes, per te tjerat do te mendoj me vone », perfundoi prononcimin etij Dilaver Duka Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2974 |