Legjionaret/ Mediat turke pergezojne Canen pas incidentit | ||||
|
Lorik Cana eshte kthyer ne nje lider te padiskutueshem te Gallatasaraj me ardhjen e trajnerit George Haxhi. Ne fitoren qe skuadra e tij mori me Konyasporin 1-0, shqipetari u perfshi ne nje zenke dhe u ndeshkua me karton te kuq ne fund te takimit. Kjo ka shtuar simpatine e tifozeve te Gallatasarajit qe e cilesojne Lorikun si nje luftetar ne fushe. Pas tifozeve edhe mediat turke kane lavderuar shqipetarin. Ne minutat e fundit Mesfushori 27-vjeçar u fut ne mes te zenkes duke e shtyre Keren, ndersa gjate kesaj ai u godit nga prapa nga nje kundershtar tjeter, teksa gjate kesaj zenke ai mbeti me buze te care.Ne faqen e saj te internetit gazeta 365gunspor.com shkruante: “Helal Olsun Cana!” (‘Te qofte hallall Cana!’), ndersa ‘tumgazeteler.com’ shkruante: “Mavijoset luftetari shqipetar”. Neser ne mesdite Cana ka nje takim me tifozet e Gallatasarajit ndersa shokeve te skuadres dhe trajnerit i ka thene se eshte penduar per kartonin e kuq te marre ne fund te ndeshjes. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2661 |