Legjionaret/ Salihi vendos derbin e Vjenes |
nga AlbaniaSoccer E diel, 28 Nentor 2010 18:48 |  |  |  | |
Hamdi Salihi i ka dhene fitoren Rapidit te Vjenes me golin e tij. Sulmuesi shqipetar ka shenuar serish nje gol me mjaft vlera. Ne derbin e kryeqytetit austriak shkodrani ka vendosur shenjen e tij duke shenuar ne minuten e 54’ golin e fitores per Rapidin. Per Salihin ky ishte goli i tete dhe tani sulmuesi i kombetares shqipetare eshte nje futbollist i pazevendesueshem per skuadren e tij. Ne fillim ai nuk e nisi si duhej pasi Pakult nuk preferonte ta aktivizonte titullar sulmuesin shqipetar. Pirro Nika
 |