Sulmuesi vlonjat Arber Abilaliaj qe aktivizohet ne Ligen e pare te kampionatit Kroat ka shenuar golin e dyte per skuadren e tij ne fitoren e arritur ndaj NK Rijek. Labi e ka filluar ndeshjen si titullar dhe ka luajtur per gjate gjithe lojes. Ne minuten e 80-te, ai do te shenonte dhe golin e dyte e te sigurise per skuadren e tij. Me kete fitore Inter Zapresiç renditet ne vendin e nente me 20-pike.