Austri / Shkelqejne shqiptaret, gola dhe asiste | ||||
|
Hamdi Salihi ka shenuar dy gola dhe ka dhene asistin e golit te fitores ne minutat e fundit shtese. Sulmuesi i kombetares se Shqiperise, ka shenuar golin e pare ne minuten e 19-te duke barazuar provizorisht rezultatin per Rapid te Vjenes qe priste skuadren e Kapfenberg. Miqte perseri kaluan ne avantazh per here te dyte dhe eshte Salihi qe ne pjesen e dyte perseri barazon duke shenuar golin e dyte te tij ne kete takim ne minuten e 61-te. ne minuten e 3-te shtese ne fund te takimit eshte Salihi qe ka ndihmuar skuadren dhe Vennegor of Heselink te realizoje golin e trete dhe te fitores. me kete dygolesh Salihi ngjitet ne kupten e tre golave kete sezon. Per vendasit si zevendesues u aktivizua edhe sulmuesi tjeter me oprigjine shqiptare Atdhe Nuhiu qe hyri ne loje ne minuten e 59-te Nje figure te mire beri edhe mesfushori i kombetares se Shqiperise Klodian Duro, qe ndihmoi ekipin e tij LASK te barazoje 3-3 jashte fushe. Duro hapi serine e golave ne minuten e 17-te duke kthyer ne gol nje penallti te fituar nga sulmuesi tjeter me origjine shqiptare Emin Sulimani. Dhjete minuta me vone Duro ndeshkohet me karton te verdhe dhe ne minuten e 77-te zevendesohet nga trajneri. Sulimani dhe Duro luajten si titullare, por te dy nuk arriten ta perfundonin ndeshjen pasi u zevendesuan respektivisht ne minuten e 70-te dhe 77-te. Ky ishte goli i pare i Duros ne Bundesliga te Austrise Genti Mebelli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2261 |