Legjionaret/ Bogdani shenon serish dhe i jep fitoren Cezenes | ||||
|
Erjon Bogdani ka qene perseri titullar kete ndeshje dhe ka bere nje loje te mire. Qe ne minuten e trete ai per pak sa nuk i jep avantazhin skuadres se tij pasi merr nje top ne zone, shmang portierin kundershtar por gjuajtja e tij hiqet nga vija e portes nga Ferrario. Ne minuten e 38' Cesena mbetet me 10 lojtare pasi Coluci del me karton te kuq. Miqte sulmojne me shume dhe krijojne disa raste shenimi. Ne fund te pjeses se pare Bogdani fiton nje goditje denimi ne hyrje te zones, por Parolo e gjuan jashte. Pjesa e dyte fillon mire per Cesenan qe edhe pse ka nje lojtar me pak, ka inisiativen dhe sulmon duke rrezikuar. Ne minuten e 10' vjen dhe goli i sulmuesit shqipetar. Bogdani merr nje top brenda zones dhe gjuan menjehere duke pershendetur rrjeten.
Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2416 |