Migjen Basha sërish deciziv për Frosinonen | ||||
|
Mesfushori 22-vjecar Migjen Basha ka realizuar golin e dytë në fitoren që ekipi i tij i Frozinones arriti ndaj Rexhinës. Një kundërsulm i Aurelios i cili pason një top për portugezin Diogo që gjuan, por portiere Cassano nuk e kontrollon dot topin të cilin e merr Basha dhe me një gjuajtje parabël ka shënuar. Ai ka dyfishuar rezultatin në 2-0 në minutën e 80-të. Ky ishte goli i dytë personal për Bashën në Seria B. Sulmuesi Edgar Cani është aktivizuar 76-të minuta në fitoren që Padova ka arritur të marrë në trasfertë ndaj skuadrës së fortë të Torinos. Ai ka zhvilluar një lojë të mirë, por pa mundur të shënojë. Mehmet Hetemaj ka qëndruar në stol për gjatë gjithe takimit në Mantova që skuadra e tij e ka fituar me rezultatin 2-1. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2330 |