Sulmuesi i kombetares shqipetare, Erion Bogdani ka realizuar golin e tij te pare sezonal ne ndeshjen e te shtunes ne mbremje qe Cezena zhvilloi kunder Milanit. Bogu ka gjetur rrjeten ne minuten e 32’ pas nje goditje me koke dhe ka zhbllokuar rezultatin. Per sulmuesin shqipetar, ky ka qene goli i pare ne kete start te Serise A italiane. Bogdani eshte bere serish protagonist duke dhene nje asis per shokun e skuadres Giaccherini qe ka realizuar golin e dyte ne minuten e 44’. Cezena ka fituar keshtu 2-0 kunder Milanit, duke marre nje trepikesh te vlefshem dhe merite te padiskutueshme ka patur edhe sulmuesi shqipetar Erion Bogdani. Enea Shtrepi
 |