Clirim Kryeziu : Zemra më rreh për fanellën kuqezi | ||||
|
Emri : Clirim Mbiemri : Kryeziu Mosha : 15-02-1989 Pesha : 80-kg Gjatësia : 189-cm Vendelindja : Winterthur Kanton Zyrih / Zvicër Origjina : Rogana – Kamenicë / Kosovë Pozicioni : Mesfushor Skuadra : A.P.E.P / Qipro Liga – 1
Mesfushori kosovar Clirim Kryeziu i cili aktivizohet në kampionatin Qipriot me skuadrën A.P.E.P (Athlitiki Podosfairiki Enosi Pitsilia) në ligën e parë ka shënuar golin e tij të parë në këtë kampionat kundër skuadrës së Nea Salamis. Kryeziu futet në lojë në minutën e 85’ dhe i kanë mjaftuar vetëm 10-të sekonda për të realizuar golin e tij të parë me skudrën e tij të re. Në linjë telefonike për Albaniasoccer .com ai është shprehur se : “Të kthehesh në fushën e lojës pas një dëmtimi dhe të shënosh është një mrekulli dhe gjithkush do ta kërkonte dicka të tillë. Nuk kam mundur të luajë ndeshjen e parë se kam qenë i lënduar, por këtë takim trajneri më besoi ca minuta pasi gjëndja ime ishte përmisuar dhe unë ja shpërbleva besimin që ai tregoi ndaj mejeâ€. “Ndihem mirë te skuadra ime e re dhe jam ambjentuar. Kam nënshkruar një kontratë dy vjecare me drejtuesit e klubit. Këtu ndodhet dhe një shqiptar tjetër , Sokol Maliqi, që ma ka lehtësuar akoma më shumë ambjentimin tim me këtë mjedis të riâ€. “Nga mosha 12-vjecare deri më 18-të kam luajtur për Grashopers dhe më pas kam kaluar te ekippi i FC Ëinterthur. Më vonë kam luajtur për gjysëm sezoni me FC Kreuzlingenâ€. “Dëshira ime me krejt zemër është të luajë për Shqipërinë. Zemra më rrehë fortë vetëm për fanellën kuqezi. Shpresoj që të më bëhet një ftesë nga drejtuesit e kombëtares Shqiptare në të ardhmenâ€. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2818 |