Skuadra azerbajxhanase Karabak, ku aktivizohen dy shqipetaret Admir Teli dhe Ansi Agolli, ka arritur sot nje fitore te rendesishme 0-1 ne Poloni kunder Wisla Krakow, ne raundin e trete eleminator te Europa League. Admir Teli dhe Ansi Agolli kane qene ne fushe qe nga minuta e pare dhe kane luajtur gjate gjithe ndeshjes. Te dy shqipetaret kane bere nje loje te mire dhe kane ndihmuar skuadren e tyre per te marre kete fitore. Karabak kaloi ne avantazh ne minuten e 69' me Nadyrov. Ne minuten e 83' Wisla mbetet me 10 lojtare pasi Bunoz merr kartonin e dyte te verdhe, por jane pikerisht polaket qe kane rastin me te mire per te shenuar me pas. Malecki fiton nje penallti por Zuravski nuk arrin ta shenoje ne kohen shtese. Vetem nje minute me pare Agolli kishte rrezikuar me nje gjuajtje nga jashte zone. Enea Shtrepi
|