Opinion: Sikur te luhej futboll ne menyre te drejte! | ||||
|
 E beme kete hyrje, pikerisht sepse pa filluar takimet, jo pak,  por tre trajnere rrezikonin vendin ne rast te ndonje rezultati negative. Kjo eshte e papranueshme. Si mund te ndodhe qe vetem me tre ndeshje te antemosh perpjekjet e nje njeriu per te filluar nje projekt. Trajneri i Flamurtarit Eqerem Memushi rrezikon vendin sepse u mund nga Dinamo!!! Kjo eshte e pakuptueshme. Loncarevic mund te kete proven e fundit po nuk fitoi ne Erseke (gjithmone sipas gazetave dhe normalisht do e marrim per te vertete perderisa presidentet perkates nuk thone fjalen e tyre). Te gjithe i dime problemet e Tiranes me demtimet. Gjithashtu dhe Lika tek Vllaznia ka jo pak probleme me demtimet dhe me largimet. Per fat te keq dy prej skuadrave te lartpermendura humben ne diten e djeshme dhe per te vertetuar dicka qe e thame edhe me siper, I pyetur nga gazetaret nje prej trajnereve me te njohur per momentin ne Shqiperi e futi vete koken ne “gijotineâ€. Ai mori persiper te gjitha pergjegjesite. Hasan Lika nuk duhet te deklarohet ashtu. Ai duhet te dorezohet vetem atehere kur projekti i tij nuk pelqehet nga skuadra dhe drejtuesit ose ne rastin tjeter, kur ky klub nuk i ka mundesite financiare per ta mbeshtetur kete projekt. Meqense jemi tek Kastrioti-Vllaznia, degjuam dhe trajnerin e Kastriotit qe ishte shume i kenaqur nga skuadra. Sipas tij futbollistet i kishin zbatuar me perpikmeri te gjitha detyrat e dhena prej tij duke bere keshtu nje performance fantastike (gjithmone sipas tij). Urojme qe Kastrioti ta vazhdoje kete rruge megjithese nga sekuencat e pakta filmike qe pame, nuk ra ne sy ndonje dicka fantastike qe se kishim pare me pare ne futbollin tone!  Eshte per tu analizuar ndeshja e Ersekes ku kampionet fituan me nje rezultat minimal. Gjithkush ka te drejten te mendoje, se jemi ne rrezik te shtimit te syndromes “Peqinâ€. Vume re nje fushe ku pjesa e dyte ishte me shume nje sherrnaje sesa nje ndeshje futbolli. Kolonjaret duhet te pranojne faktin se po luajne me nje ekip tradite dhe se fitorja nuk eshte jete a vdekje. Atmosfera ishte shume e rende si pasoje edhe e sportdashesve. Po te kemi parasysh faktin qe kete vit ne superlige militojne pervec Gramozit, Laci dhe Kastrioti, fedrata duhet te marre qe tani masa per disipline te hekurt, sepse mbas fazes se pare do te jete teper vone. Tifozet e ketyre skuadrave pervec faktit pozitiv qe mbushin plot stadiumet, kane nje problem te madh qe presojne mbi futbollistet per te arrituer medoemos fitoren. Ky perben nje problem teper te madh sepse mbi te gjitha prish komplet bukurine e lojes. Lojtaret e asnje prej paleve as qe e cojne neper mend te berit spektakel. Nderhyrjet e renda mund te demtojne kundershtaret, sikurse dhe arbitrat mund te jene pre e sharjeve ose goditjeve. Me dy fjale ky eshte kaos dhe per kete federata i ka te gjithe instrumentet qe ta parandaloje kete fenomen, qe tashme eshte bere zakon ne qytetet e vogla. Duke dhene denime te cilat realisht demtojne klubet qe bejne shkelje, si dhe duke mos i amnistuar ato, do arrihet te kete nje rrjedhe normale te kampionatit gje qe eshte ne te mire te futbollit. Si perfundim duhet thene se java qe sapo u mbyll, kishte nje karakter pragmatist. Gjashte fitore vetem 1-0. Mesa duket tre piket jane gjeja me e cmuar. Besa dhe Dinamo po tregojne qe per momentin jane ekipet me ne forme. Futbollistet lidhen mire me njeri-tjetrin dhe pikerisht harmonia qe ekziston ne klubet respektive ben qe ato ate kryesojne kampionatin me pike te plota, duke qene keshtu pretendente per titull, megjithese eshte heret per te thene nje gje te tille. Tirana arriti nje fitore ne nje loje jo te qete duke bere te ditur qe me gjithe problemet e demtimit te lojtareve ajo do jete gjithmone aty ku e ka vendin. Apolonia dhe Skenderbeu, po korrin ne nje fare menyre ate qe mbollen ne merkato, duke fituar kunder kundershtareve relativisht me te forte. Po ashtu edhe Kastrioti deshmoi qe brenda fushes se tij, do ta kene te veshtire te fitojne edhe te medhenjte. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2516 |