Pasi eshte zyrtarizuar si lojtar i skuadres italiane Cezena, Erion Bogdani eshte shprehur se per te kjo ishte levizja e duhur. Sulmuesi gjithashtu eshte shprehur se shpreson qe te gjeje jo vetem formen por dhe golin e munguar ne serine A.“Sigurisht qe aventura te Kievo nuk ishte me e mira e mundshme megjithate jam i keanqur per ate qe kam bere. Fakti qe jam transferuar ne nje skuader te Serise A do te thote shume. Jam ne nje moshe ku duhet te shfrytezoj çdo shans qe me jepet. Seria A ka mbetur gjithnje prioriteti im, pasi prej vitesh luaj ketu dhe nuk dua te largohem prej kendej. Jam i bindur se do te bejme mire. Nese luaj rregullisht dhe nese skuadra ben nje loje ofensive sigurisht qe do te jete me e thjeshte per tu rikthyer te goli”, eshte shprehur sulmuesi i kombetares shqipetare Erion Bogdani.
Enea Shtrepi
 |