Laci ka barazuar ne ndeshjen e pare kunder Dnepr Mogilev ndonese ka zhvilluar nje loje te kenaqshme. Ne minuten e fundit te pjeses se pare ishte pikerisht talenti lacjan Bledi Marashi qe do te zhbllokoje rezultatin e ndeshjes, Laci 1-0 Dnepr Mogilev. Ne pjesen e dyte ne sekondat e fundit te takimit, nje pakujdesi ne zonen lacjane solli golin e barazimit. Keshtu Laci morri nje pike, te kenaqur dhe te "zhgenjyer" njeherazi sepse loja po shkonte drejt 1-0, ku lacjanet do te kishin mundesi me te shumta kualifikimi. Nje prej lojtareve lacjan, Elio Shazivari i cili u zevendesua ne minuten e 26-te nga shenuesi i golit Bledar Marashi u shpreh per albaniasoccer.com: "Luajtem mire, por ja ashtu sic shenuam ne ne sekondat e fundit te pjeses se pare ashtu edhe u ndeshkuam ne fund. Mendoj qe nje rezultat 1-0 do na e bente me te lehte punen ndeshjen e kthimin, por perseri do perpiqemi qe tja arrijme qellimit, te kualifikohemi. Pershendes te gjithe tifozerine lacjane per mbeshtetjen qe na dhane sot dhe shpresoj te jene gjithmone ne nivele te larta" u shpreh tiranasi pas perfundimit te takimit. Mario Nikolli
|