Valmir Nafiu: Prane Barcelones, deshiron kombetaren Shqipetare! | ||||
|
Talenti nga Tetova Valmir Nafiu vazhdon proven te skuadra e Barcelones. Diten e Hene ai eshte stervitur me grupmoshen U-93 kurse te Marten me grupmoshen U-94. Dita e sotme eshte dhe e fundit per sulmuesin shqiptar nga maqedonia ne Barcelone. Sot ne oren 17:30 ai do te zhvilloje seancen e fundit stervitore me grupmoshen U-93. Paraqitja e tij ka qene shume e mire dhe ka lene mbresa te trajneret spanjoll. Ne linje telefonike eksluzivisht per web Albaniasoccer.com sulmuesi Valmir Nafiu ka deklaruar : “Ketu ne Bacelone gjithcka eshte perfekte. Dy ditet e para te stervitjeve kane shkuar shume mire. Jam munduar te jap me te miren time pasi kjo mundesi te vjen shume rrall aq me shume qe behet fjale per nje skuader te madhe si Bercelona. Deri me tani fjalet jane nga me te mirat. Sot pasdite kam dhe stervitjen e fundit. Nje pergjigje per qendrimin tim a jo ketu do me jepet neser ose pasneser. Besoj qe gjithcka do jete pozitive”. Sulmuesi i Shkendijes i cili eshte dhe pjese e ekipit kombetar maqedonas U-17 gjithashtu ka dekalruar se : “Do deshiroja te luaja per skuadren kombetare Shqipetare, por kjo nuk varet vetem nga une”. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4654 |