Mesfushori Migjen Basha eshte nje nga objektivat e skuadres se Sienes. Toskanet te rene ne Seria B sezonin e sapo perfunduar deshirojne qe te rikthehen menjehere ne Seria A. Kuzhe harron Bashën
Trajneri i kombëtares Shqiptare, Jospip Kuzhe, para disa javësh paralajmëroi se do ta vëzhgonte nga afër Migjen Bashën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Madje trajneri kroat ende nuk e ka kontaktuar 22-vjeçarin, edhe pse kishte thënë se do ta thërrasë në telefon, pasi nuk kishte mundur të udhëtonte drejt Italisë.
“Më është thënë se Kuzhe do të vinte në ndeshjen Cittadella-Frosinone për të më vëzhguar, por ai nuk erdhi. Trajneri i Kombëtares shqiptare ende nuk më ka kontaktuar”, deklaroi Basha, i cili është i gatshëm ta veshë fanellën kuqezi. Kel Naraci
|