Bundesliga / Shqipon Bektashi qendron tek SC Freiburg! | ||||
|
Me gjithë interesimin e disa klubeve nga Bundesliga gjermane, Shqipon Bektashi planifikon të qëndrojë te klubi i tij aktual, SC Freiburg, së paku edhe një vit. Futbollisti shqiptar, në sezonin e fundit, ka luajtur me ekipin U23 të SC Freiburg, në RegionalLiga Sud (Liga e Tretë gjermane), pasi më parë kishte pësuar një lëndim të rëndë në gju. Klubi gjerman planifikonte që ta shiste Bektashin në janar, por në fund vendosi ta mbante dhe ai tregoi paraqitje të shkëlqyeshme në pranverë. Tash SC Freiburg llogarit në mesfushorin shqiptar për ekipin e parë. Ai do t’i bashkohet ekipit të parë në fazën përgatitore, por më parë ka një angazhim tjetër dhe mjaft të veçantë. Bektashi është ftuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaku dhe eshte grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës në Kalmar, per te cilen shenoi edhe gol ne barazimin 4-4 qe arriti skuadra e Kosoves Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2617 |