Atdhe Nuhiu shume prane Rapidit te Vjenes! | ||||
|
Sulmuesi shtatlart i Riedit, Atdhe Nuhiu pritet te trasferohet te skuadra e Rapidit te Vjenes. Sezonin e sapo mbyllur ai shenoi gjashte gola me ekipin e Riedit ku dhe u trasferua per te zevendesuar sulmuesin tjeter shqipetar Hamdi Salihi i cili kaloi te Rapidi qe vitin e kaluar. Nuhiu ishte huazuar nga Austria Karten te Riedi per nje sezon. Atij i ka mbetur dhe nje vit kontrat me Karten, por klubi nuk ka mundur te marre licensen per te garuar ne dy kategorite e para te Austrise. Ne kete menyre te gjithe lojtaret mbeten te lire. Interesimin e klubit me te mire austriak e ka pranuar dhe vete Atdhe Nuhiu i cili ka deklaruar se : “Rapidi eshte interesuar per mua dhe drejtuesit e tyre jane duke biseduar me menaxherin tim. Besoj qe javen tjeter do nenshkruaj me kete skuader. Me pelqen te luaj per Rapidin, pasi eshte skuadra me e madhe ne Austri”. Nese ky trasferim do te realizohet atere dyshja sulmuese e Rapidit te Vjenes do te perbehet nga Nuhiu dhe Salihi, nje dyshe qe do te pelqehej shume te ishte dhe ne kombetaren Shqipetare. Dardanoz Zhidrova Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2427 |