Kapllani e mbyll me gol me Koblenzin |
nga AlbaniaSoccer E diel, 09 Maj 2010 21:55 |  |  |  | |
Edmon Kapllani rikthehet te goli pas shume javesh, por kjo vlen vetem per statistikat e sulmuesit pasi skuadra e tij, Tuz Koblenz ka zbritur tashme nje kategori me poshte. Koblenz ka barazuar 1-1 ne transferte ndaj FSV Frankfurt. Kapllani qe e nisi ndeshjen si titullar, i ka dhene avantazhin skuadres se tij ne mesin e pjeses se pare. Sulmuesi shqipetar realizoi pas nje goditje ne kufijte e zones, ne nje kohe qe topi u devijua paksa edhe nga nje mbrojtes kundershtar. Per vendasit barazoi Mehicc ne minuten e fundit te ndeshjes. Nderkaq, ne kete ndeshje u aktivizua edhe shqiptari tjeter Shqiptan Skeraj, ish-futbollist i Prishtines qe zuri pikerisht vendin e Kapllanit ku luajti ndeshjen e fundit te tij me Koblenz. Mesfushori tjeter shqipetar i skuadres gjermane, Skela, nuk ishte as ne stol ne kete ndeshje. Andi Gjata
 |