Austri / Ried mendon te riktheje Hamdi Salihin! | ||||
|
Kur duhen edhe dy javë nga përfundimi i sezonit në kampionatit austriak, Ried ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe shpreson te rikthimi i Hamdi Salihit. Ai duket se është përfshirë në planet e merkatos së ish-skuadrës, që në muajin shtator 2009 e shiti te Rapidi i Vjenës. Sipas mediave Austriake, drejtuesit e Riedit kanë një shpresë për rikthimin e shqiptarit, i cili shkëlqeu në këtë klub në sezonet 2007-2009. Salihi nuk është parë kurrë nga trajneri i Rapidit, Peter Pakult, si një lojtar titullar. Ai do të presë zhvillimet e kësaj vere në klub, por duket se për të nuk ka shumë hapësira, vetëm në rast se do të shitet sulmuesi Nikica Jelaviç. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1804 |