Lojtaret shqipetare ne Itali | ||||
|
Fundjava qe sapo kaloi nuk ishte shum pozitive per lojtaret shqiptare qe luajne ne kampionatet e ndryshme ne Itali. I vetmi lojtar qe festoi kete jave ishte portjeri Samir Ujkani. Ekipi i Novares ku aktivizohet Ujkani ne barazimin e arritur me Kremozen siguroi matematikisht ngrintjen ne Serine B pas me shum se 30 vjetesh. Ne kete ndeshje Ujkani u rikthye si titullar pas demtimit. Duke vazhduar me Divizionin e Pare vlen te permendet paraqitja e mire qe beri Ledian Memushaj ne ndeshjen qe ekipi i tije Paganeze humbi kunder Pergokremes ne transferte 1-0. Mesfushori u zevendesua ne minuten e 80-t nga Tortori. Ish-sulmuesi i kombetares shqiptare, Florian Myrtaj hyri si zevendesues ne minuten e 72-t ne vend te Pinjalozes por nuk arriti te shmangte humbjen e ekipit te tij ndaj Komos me rezultatin 2-1. Ne Divizionin e dyte Barleta arriti nje barazim te qmuar ne Kasino me rezultatin 0-0, ne kete ndeshje ish-sulmuesi i shpresave, Henri Shiba hyri si zevendesues ne minuten e 73-t. Ne Serine B u zhvillua nje derbi midis lojtaresh me origjine shqiptare, ndeshja ne fjale ishte Albinoleffe-Frozinone dhe u fitua nga vendasit 4-1. Me ekipin vendas u aktivizua si titullar deri ne minuten e 76-t Mehmet Hetemaj kunder me çioçiaret miq Migjen Basha u aktivizua gjate gjith ndeshjes dhe ne minuten e 38-t mori nje karton te verdhe. Ky karton do ti kushtojne shum Bashes pasi ne ndeshjen e ardhshme nuk do te luajne. Vellai i Mehmetit,Perparim Hetemaj qendroi ne stol ne ndeshjen qe ekipi i tij Breshia barazoi perballe Rexhines. Po ne Serine B ne ndeshjen Askoli-Piaçenca 1-1, Edgar Cani u aktivizua gajte gjith 90 minutave pa arritur ti jepte fitoren ekipit te tije kunder skuadres me te cilen luajti sezonin e kaluar. Ne Serine A as Bogdani e as Dzemaili nuk u aktivizuan me ekipet e tyre. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4686 |