HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shqiperon Skeraj i gatshem per Koblenzin
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 08 Mars 2010 15:29   pdfShtypEmail

shqipron_skeraj_koblenzMbrojtësi Shqipëron Skeraj është rikthyer nga lëndimi që e detyroi të qëndrojë larg fushës së gjelbër për tri javë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë futbollisti prizrenas, i cili ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet në formacionin bazë të skuadrës gjermane.

“Kam munguar në tri ndeshje shkaku i lëndimit të krahut. Tash po ndihem mirë dhe mezi pres të luaj. Ju garantoj se shumë shpejt do të jam në formacionin e parë të skuadrës”, ka thënë Shqipëron Skeraj, futbollist i Koblenzit.

Ish-futbollisti i Prishtinës nuk duket të jetë edhe aq i shqetësuar, pavarësisht se skuadra e tij mund të largohet nga Bundesliga e Dytë Gjermane. Madje, ai ka shprehur optimizëm se kjo skuadër do të mbetet pa problem në Ligën e Dytë.

“Pozita jonë nuk është aq e lakmueshme, por mendoj se do të mbesim përsëri në Bundesligën e Dytë. Të them sinqerisht, skuadra jonë nuk është për ligën e tretë”, ka shtuar Skeraj.

Në përjashtim të Shqipëron Skerajt, vetëm sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, është duke luajtur në formacionin bazë të skuadrës gjermane, kurse kohë me parë nga kjo skuadër është larguar sulmuesi Shefki Kuçi, i cili iu bashkua skuadrës së Swanseas, e cila bën gara në Ligën e Dytë Angleze.

Veton Zymberi


busy
komente