Dinamo dhe Vllaznia jane klubet me te mira shqiptare. Nje gje e tille eshte konfirmuar pikerisht dje pas botimit zyrtar te renditjes (se rinovuar çdo 6 muaj) nga Instituti Nderkombetar per Historine e Futbollit dhe Statistikat (IFFHS). Jane marre ne konsiderate rendimentet e klubeve boterore (ndeshje zyrtare te zhvilluara, te vleresuara me nje koeficient veshtiresie, i cili varion sipas kombeve), ne nje periudhe kohore prej 1 Marsit 2009 deri me 28 Shkurt 2010. Te dy klubet e mesiperme jane te vetmet qe perfaqesojne Shqiperine ne nje liste me 355 klubet me te mira te botes. Por bie ne sy se te dy ekipet tona kane pesuar nje renie ne krahasim me renditjen e tyre vetem gjashte muaj me pare. Dinamo, e cila ne muajin Shtator pozicionohej ne vendin e 332-te, tashme e shikon veten te 351-n me 66,0 pike. Nderkohe qe Vllaznia, e cila para gjashte muajsh ishte e 333-ta, ne renditjen e fundit shfaqet menjehere pas Dinamos ne te 352-te dhe ne te njejten kuote pikesh, 66,0 pike. Vetem tri eshte numri i skuadrave, te cilat, edhe pse me pike te barabarta (66,0 pike), jane lene pas nga klubet shqiptare: Al-Arabi Kuvait-Siti (Kuvajt), KSV Zulte Varegem (Belgjike) e Borusia Mynshengladbah (Gjermani). Nderkohe qe per sa i perket renditjes se fundit, ajo vazhdon te kryesohet nga Barcelona, si skuadra me e mire ne bote. Altin Ngjela
|