Kukesi dhe Laçi serish ne finale te Kupes |
nga Administrator E premte, 22 Prill 2016 08:37 |  |  |  | |
Ekipi i Kukesit dhe i Laçit do te jene serish perballe njera-tjetres per fitimin e trofeut te Kupes te Shqiperise. Kukesi ka arritur te kualifikohet per ne finale perball Flamurtarit te cilin e ka mundur ne te dy ndeshjet me rezultatin 2-0. Ekipi i Laçit eshte kualifikuar perballe kampioneve te Shqiperise Skenderbeu, ku ne ndeshjen e pare ka fituar me rezultatin 1-0, ndersa ndeshjen e dyte e ka humbur me rezultatin 2-1. Goli ne fushen kundershtare ka bere qe serish Laçi te jete ne finale. Laçi eshte edhe mbajtesi i trofeut te Kupes te Shqiperise pasi sezonin e kaluar fitoi kunder ekipit nga qyteti i Kukesit. Finalja do te luhet me date 22 maj, por orari dhe vendi i kesaj finale akoma nuk eshte bere e ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit.
 |