HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Hidhet shorti i Kupes te Shqiperise
nga Administrator   E mërkurë, 23 Mars 2016 16:06   pdfShtypEmail

shulku shortiLaci-Skënderbeu dhe Flamurtari-Kukësi, është verdikti i përcaktuar nga shorti i Kupës së Shqipërisë. I hedhur sot në orën 11.00 në një atmosferë interesante ne sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, shorti ka vënë përballë katër skuadrat që do të luftojnë për të bërë të tyre Kupën e 66 të Shqipërisë. Në sytë e përfaqësuesve të katër skuadrave gjysëmfinaliste Skënderbeu, Laci, Flamurtari dhe Kukësi dhe atyre të mediave, dhe nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm Ilir Shulku e të Shefit të Sektorit të Garave Lysien Nyrishmi, janë përcaktuar ciftet gjysemfinaliste.
Ndeshjet e para do të luhen në Lac dhe Vlorë më datë 6 prill. Ndërsa takimet e kthimit do të luhen më datë 20 prill.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit