Kupa e Shqiperise/ Percaktohen 1/2 finalet! | ||||
|
Kupa e Shqiperise/ Përcaktohen gjysëmfinalet, ja ciftet Është zhvilluar të premten në orën 11:00 shorti per te zgjedhur ciftet per gjysemfinalet e Kupes se Shqipërisë. Katër ekipe, me përfaqësuesit e tyre në FSHF kanë mësuar emrat e kundërshtarëve. Kampionët e Shqipërisë Skënderbeu do të përballet me skuadrën e Bylisit, ndërsa Kukësi ka peshkuar në short skuadrën e Lacit. Ndeshjet e para do të luhen në datën 3 prill ndërsa takimet e kthimit do të zhvillohen në datën 17 prill. Finalja do të luhet në kryeqytet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Në gjysëmfinalet e para, Skënderbeu do të presë Bylisin në shtëpi ndërsa Kukësi do të presë Lacin. Në Kupën e Shqipërisë këtë edicion në katërshen më të mirë mungojnë skuadra si Tirana, Flamurtari, Teuta apo dhe dy ikonat e futbollit shqiptar Dinamo e Partizani që tani enden në kategoritë inferiore. Tirana/ Lojtaret lene protestat, I rikthehen stërvitjes Lojtarët e Tiranës janë bindur të heqin dorë përkohësisht nga protestat dhe kërcënimet për t’iu rikthyer stërvitjes. Të premtën paradite pasi kanë qëndruar për më tepër se 30 minuta në dhomat e zhveshjes, futbollistët bardheblu janë bindur nga trajneri Nevil Dede të heqin dorë për momentin nga bojkoti I stërvitjes, I nisur të enjten. Lojtarët I janë rikthyer stërvitjes pasi kanë marrë premtimin se do të paguhen shumë shpejt. Në këtë mënyrë Tirana nuk rrezikon të luaj të shtunën me Flamurtarin me skuadrën e të rinjve. Bardheblutë nuk janë paguar prej tre muajsh dhe kriza financiare që I ka prekur këtë vit është një problem që po vë në rrezik dështimi sezonin. Është zhvilluar të premten në orën 11:00 shorti per te zgjedhur ciftet per gjysemfinalet e Kupes se Shqipërisë. Katër ekipe, me përfaqësuesit e tyre në FSHF kanë mësuar emrat e kundërshtarëve. Kampionët e Shqipërisë Skënderbeu do të përballet me skuadrën e Bylisit, ndërsa Kukësi ka peshkuar në short skuadrën e Lacit. Ndeshjet e para do të luhen në datën 3 prill ndërsa takimet e kthimit do të zhvillohen në datën 17 prill. Finalja do të luhet në kryeqytet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Në gjysëmfinalet e para, Skënderbeu do të presë Bylisin në shtëpi ndërsa Kukësi do të presë Lacin. Në Kupën e Shqipërisë këtë edicion në katërshen më të mirë mungojnë skuadra si Tirana, Flamurtari, Teuta apo dhe dy ikonat e futbollit shqiptar Dinamo e Partizani që tani enden në kategoritë inferiore. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5207 |