Nuk ka pasur të papritura në ndeshjet e treta në grupe në Kupën e Shqipërisë. Në Grupin A, Skënderbeu e Kukësi i fituan përballjet e radhës, ndërsa në grupin B, Flamurtari fitoi në Vlorë ndaj Laçit dhe Bylis shkatërroi Teutën. Në stadiumin “Flamurtari” skuadra vendase nuk e pati aspak të lehtë ndaj kurbinasve, megjithëse e arrriti fitoren me rezultatin 2-1. Kuqezinjtë shënuan dy herë në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Zeqirit dhe Muzakës veçse në pjesën e dytë goli i Vucajt rihapi ndeshjen. Flamurtari u mbajt deri në fund dhe tani është ngjitur në vendin e dytë në grup, me 6 pikë pas 3 takimeve të para. Në ndeshjen tjetër të grupit, Bylis nuk pati mëshirë për Teutën duke fituar 4-0. Në Grupin A, Skënderbeu fitoi në Krujë ndaj Kastriotit vendas me rezultatin 2-1 dhe gola të shëuar nga sulmuesit Pejiç e Plaku. Së fundi, Kukësi nuk e pati aspak të lehtë fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Shkumbinit. Allmuça shënoi golin e vetëm me penallti 7 minuta para fundit dhe Malo vulosi shifrat. Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë / Ndeshjet e treta Grupi A KASTRIOTI-SKENDERBEU 1-2 Golat: Caca 87′ (pen) / Pejic 16′, Plaku 43′ KUKESI-SHKUMBINI 2-0 Golat: Allmuca 83′ (pen), Malo 85′ Renditja Grupi A Skenderbeu 9-pike Kukesi 6-pike Kastrioti 3-pike Shkumbini 0-pike Grupi B BYLIS-TEUTA 5-0 Golat: Izucuku 4′ (pen), 7′, Bakiu 5′, 41′, Meto 89′ FLAMURTARI-LAÇI 2-1 Golat: Zeqiri 39′, Muzaka 44′ / Vucaj 67′ Renditja Grupi B Bylis 9-pike Flamurtari 6-pike Laci 3-pike Teuta 0-pike
|