Europa League/ Tirana- Grevenmacher 2-0 |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 05 Korrik 2012 21:53 | ![pdf](/templates/gk_icki_sports/images/pdf_button.png) | ![Shtyp](/templates/gk_icki_sports/images/printButton.png) | ![Email](/templates/gk_icki_sports/images/emailButton.png) | |
Tirana ka bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën e dytë të Europa League, duke mundur 2-0 skuadrën nga Luksemburgu, Grevenmaker.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ka qenë si një seance stërvitore për ekipin shqiptar, duke parë dobësinë e kundërshtarit. Tirana mund të kishte realizuar më shumë, megjithatë është mjaftuar me dy gola, që i japin asaj një siguri të madhe për ndeshjen e kthimit në Luksemburg.
Golat për Tiranën u shënuan nga Muçollari dhe Ferraj në pjesën e parë.
![busy](https://albaniasoccer.com/components/com_jomcomment/busy.gif) |