Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu-Tirana, finalja e kupes | ||||
|
Tirana dhe Skënderbeu janë dy skuadrat qe do te diskutojnë finalen e kupës se Shqipërisë ne futboll. Skënderbeu barazoi ne Kruje 0-0 me Kastriotin dhe fale rezultatin 3-1 ne takimin e pare ne Korçe preu një bilete për ne finalen e kupës. Një takim qe edhe pse me rrjeta te paprekura u dominua nga vendasit e Kastriotit te cilët kërkuan me ngulm rrjetën kundërshtare po arritur te finalizonin rastet e shumta te krijuara. Ne minutat e fundit përsëri fati nuk ishte me krutanet si ne rastin e traversës apo gjuajtjen e Turdiut e pritur me mjeshtëri nga portieri kundërshtar Shehi, shpëtimtar ne disa raste i portës se tij. Ne te kundërt korçaret u munduan te administronin rezultatin e arritur qe ne takimin e pare duke përdorur si armen e tyre kundërsulmin. Ne takimin tjetër ne Qemal Stafa, Tirana dhe Flamurtari u ndanë ne paqe 2-2 ndërsa gjithçka ishte përcaktuar qe ne Vlore pas fitores se bardhebluve me rezultatin e thelle 3-0. Kryeqytetasit zhbllokuan shifrat qe ne minutën e 7-te, me Cikalleshi. Vlonjatet barazuan përkohësisht shifrat ne minutën e 21-te, me ane te Pero Pejic, por 8-minuta me vone Ferraj kaloi përsëri ne avantazh skuadrën e tij. Ne pjesën e dyte skuadra e Flamurtarit gjeti dhe golin e dyte me ane te një tjetër kroati Toni Pezo, por pa ja zbehur aspak kualifikimin e merituar te Tiranes e cila këtë sezon ne kupe ishte skuadra me e suksesshme me 12-fitore 3-barazime dhe vetëm 1-humbje. Finalja mes Skënderbeut dhe Tiranes do te luhet ne 17-maj.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4885 |