Tirana te enjten ka mesuar emrin e skuadres kundershtare qe do te kete perballe ne turin e dyte te Europa Leagues. Fituesit e Kupes se Shqiperise do te luajne automatikisht ne turin e dyte dhe deri te enjten prisnin te mesonin se kush do te kualifikohej ne ciftin Zeta-Spartak Trnava. Sllovaket fituan ndeshjen e pare me rezultatin 3-0 ndersa ne te dyten u munden 2-1 por duke vene ne rrezik permbysjen e shifrave pasi malazezet jo vetem shenuan dy here por kishin mundesi edhe per nje gol tjeter. Tirana tani do te luaj javen qe vjen me Spartak Trnaven dhe ndeshjen e pare ne 14 korrik e ka ne stadiumin “Qemal Stafa”.
 |