Luan Prekazi : Në Vlorë do të kënaqim publikun | ||||
|
Trajneri i Hysit, Luan Prekazi është shprehur se të përzgjedhurit e tij do të mundohen që në ndeshjen e parë të superkupës mbarëkombëtare të shfaqin lojë të bukur. Sipas tij, Hysi, është duke kaluar në formë të mirë dhe se, sipas Prekazit, djelmoshat e tij do të kërkojnë rezultat të favorshëm në ballafaqim më Flamurtarin e Vlorës. Prekazi ka thënë se Hysi, do të jap maksimumin në mënyrë që të prezantojmë futbollin tonë në mënyrë më të mirë te mundshme
Fatmir Bytyçi
Vlora do të jetë pritese e ndeshjes se parë të këtij sezoni të superkupës mbarëkombëtar që zhvillohet të shtunën në mes fituesit të Kupës së Republikës se Shqipërisë, Flamurtarit dhe fituesit të Kupës së Republikës së Kosovës, Hysit. Skuadra nga Merdara, e cila të enjten mundi Vëllaznimin në ndeshjen kampionale, tashmë ka mbërritur në Vlorë. Tifozët e futbollit të Shqipërisë, mbase do të kenë rastin të shohin një ndeshje të bukur, sepse të dy skuadrat kultivojnë futboll cilësor. Trajneri i Hysit, Luan Prekazi, është shprehur optimist se të djelmoshat e tij do të shfaqin paraqitje të mirë në ballafaqim me Flamurtarin e Vlorës. Sipas tij, të përzgjedhurit e tij janë në formë të mirë dhe të gatshëm t’i përgjigjën vlonjatëve. “Jemi duke kaluar në një formë të mirë, këtë po e dëshmojmë më lojën që po shfaqim më terrenâ€, ka thënë dy ditë më parë për gazetën Luan Prekazi. “Të shtunën luajmë ndeshjen e supërkupës mbarëkombëtar në Vlorë. Besoj se edhe në këtë ndeshje do të vazhdojmë të tregojmë paraqitje të mirë dhe të kënaqim publikun që do të jenë në këtë takimâ€. I pari i bankinës së Hysit, ka pohuar se në Vlorë do të mundohemi që ta përfaqësojmë futbollin e Kosovës në mënyrë më të mirë të mundshme. “Do të japim maksimumin që ndaj Flamurtarit, të tregojmë lojë të kënaqshme në mënyrë që sa më mirë të prezantojmë futbollin tonë. Shpresoj se do të marrim rezultat të favorshëm për ndeshjen e kthimit që zhvillojmë pas një javë në Merdareâ€, ka theksuar timonieri i Hysit, Luan Prekazi. Ndeshja Flamurtari-Hysi, nis në orën 15:00. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6585 |