Kupa e Shqiperise/ Laci - Vllaznia 2-4 | ||||
|
![]() Mbyllet pjesa e pare 1-2 dhe fraksioni i dyte i takimit nis me ndryshime per lacianet ku ne fushe aktivizohen Mile dhe Marashi, ndersa shkodranet qenrojne te qete me rezultatin qe kane arritur. Minuta e 50 vleresohet decizive per miqte nga Shkodra sepse arrijne te shenojne me ane te Vajushit, 1-3. Pas ketij goli loja fillon te marri nje temp tjeter, me te bukur sepse ne ato momente vendasit dolen ne kerkim te golit kur nuk kishin cte humbisnin me. Ne minuten e 55' mbrojtesi Jasic pengon ne zone Hysen, gjyqtari Sino nuk heziton te akordoje me te drejte penallti dhe nje karton te verdhe per mbrojtesin shkodran. Gjuan sakte nga pika e bardhe e 11-metershit i aktivizuari ne pjesen e dyte, Mile dhe ngushton rezultatin ne 2-3. Pas ketyre golave loja u qetesua disi sepse Vllaznia kishte siguruar kualifikimin perpara lacianeve me shanse te pakta. Ne fund te takimit, pikerisht ne minuten e trete shtese beratasi i Lacit, Mile pengon ne brendesi te zones se rreptesise Belishen, prap ne kete rast Sino vepron sakte, akordon penallti per Vllaznine. GJuan sakte Sukaj dhe shenon 2-4. Vllaznia kualifikohet ne gjysemfinale dhe pret Kavajen, e cila u kualifikua sot ne ndeshjen ku eleminoi Skenderbeun. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4891 |