Ismet Saliaj/ Gjithcka e hapur te Merkuren | ||||
|
Takimi i pare per Kupen e Republikes mes Dinamos dhe Shkumbinit eshte mbyllur me fitoren e ketyre te fundit me rezultatin e ngushte 2-1. Goli i ngushtimit te rezultatit dhe shpresedhenesi per dinamovitet eshte shenuar nga Allmuca. Ndeshja e kthimit do te luhet ne "Qemal Stafa" dhe me nje orar te ndryshem nga ndeshjet e tjera. I kontaktuar nga Albaniasoccer.com, administratori i bluve te kryeqytetit, Ismet Saliaj eshte shprehur: " Kjo vleresohet si superndeshje dhe ndaj ne vendosem qe te luajme nje orar ndryshe nga te tjeret. Stafi i trajnereve duhet te beje me te miren per ta kualifikuar skuadren ne gjysem finale sepse sic dihet ne nuk mund te arrijme te luajme per titull. Gjithcka mbetet per tu pare." - ka permbyllur Saliaj. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4106 |