Artan Bano: Per ne ishte miqesore, prove per te rinjte | ||||
|
Trajneri i Lushnjes Artan Bano nuk priste surpriza nga ekipi i tij ne kete ndeshje, nderkohe qe konfirmoi se ekipi qe drejton nuk ka objektiva ne kupe, ndaj nuk i kushtoi rendesine e duhur. “E kisha deklaruar edhe me pare se Kupa e Republikes nuk eshte objektivi yne. Keshtu qe aktivizova futbolliste te rinj per te evidentuar ndonje qe do te me vleje gjate kampionatit. Ne teresi jam i kenaqur sot nga paraqitja e futbollisteve te mi pasi bene nje loje te mire perballe nje Bese po me lojtare te rinj. Jemi para nje takimi te rendesishem ne shtepi me Tomorrin ne kampionat e te gjitha baterite do ti derdhim aty. Kampionati eshte objektivi yne, ndaj nuk mund te konsumoja lojtaret me kryesore ne kete ndeshje”,- mbylli deklaraten e tij, trajneri i Lushnjes Artan Bano. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3602 |