Duro falenderon lojtaret per fitoren e Kupes |
nga AlbaniaSoccer E diel, 09 Maj 2010 23:41 |  |  |  | |
Pasi ka perfunduar finalja e kupes se Shqiperise, trajneri Shpetim Duro ka falenderuar lojtaret e tij per shpirtin e gares dhe ate cfare dhane ne fushe pergjate 120 minutave. “Falenderoj te gjithe lojtaret qe dhane shpirtin sot ne fushen e lojes. E merituam kete trofe. Vuajtem, besuam edhe pasi kaluam ne disavantazh e permbysem rezultatin. Nuk kam fjale ta pershkruaj sepse per momentin jam i emocinuar. Dua te falenderoj te gjithe stafin tim dhe presidentin Bizhdili”, eshte shprehur trajneri i Beses, Shpetim Duro.
Enea Shtrepi
 |