Pas kualifikimit per ne finalen e 9 majit, drejtuesit e Beses, jane shprehur se do te kerkojne percaktimin e nje treshe gjyqtaresh te huaj per te albitruar kete takim. Ende nuk eshte bere zyrtarisht kjo kerkese prane zyrave te FSHF-se por burime prane klubit verdhezi konfirmojne se ne ditet ne vazhdim kjo kerkese do te behet zyrtare. Ne krahun tjeter, pritet edhe reagimi i shkodraneve per kete kerkese dhe nuk dihet ende nese presidenti Fushaj do te pranoje apo do te kerkoje qe finalen ta gjykojne nje treshe albitrash shqiptare.
Enea Shtrepi
 |