Ekipi kombetar i U-21 ne Futsal, do te zhvilloj dy ndeshje miqesore ne France, ne datat 6-7 Dhjetor ndaj ekipit homolog Francez. Lojtaret dhe stafi drejtues jane shume te kenaqur per keto miqesore dhe pervec angazhimit, mobilizimi i tyre per keto takime pritet te jete maksimal.
“Ne kemi besim se do te paraqitemi mire dhe shpresojme qe te bejme takime dinjitoze”, u shpreh per Albaniasoccer.com kapiteni i skuadres Laurent Suljoti i cili mendon se ky grup ka bere perparime qe nga momenti i pare qe jane grumbulluar.
“Kemi krijuar nje grup lojtaresh shume efikas dhe kemi besim tek njeri-tjetri dhe si ekip jemi shume te mobilizuar, duke filluar qe nga trajneri”, vazhdoi kapiteni Suljoti. Vendosni baste me www.Betsonic.com per shanset me te mira per te fituar Nga ana tjeter edhe lojtari Engjell Caushi eshte optimist per nje paraqitje dinjitoze dhe krenar qe do te jete ne gjendje qe te mbroje ngjyrat e kombetares se Shqiperise.
“Me kane filluar emocionet qe kur jemi grumbulluar dhe ndihem shume i lumtur qe do te perfaqesoje Shqiperine ne keto miqesore. Eshte nje ndjenje krenarie e papershkruar qe do mbajme fanellen “kuq e zi” ne shpine, nje ëndërr e bërë realitet”, theksoi per Albaniasoccer “Mesi” sic e quajne ndryshe shoket nga qe i ngjan dhe ka idhull lojtarin argjentinas te Barcelones Leo Mesin. Klevis Bejkolli
|