Me 11 Tetor mbushet nje vit, qe kur u nda nga jeta talenti shqiptar me prejardhje nga Mitrovica, me banim ne Weil am Rhein, Shpetim Hysenaj. Hysenaj karrieren e tij e filloj ne FC Weil, ne moshen 15 vjeqare, ku u mor nga FC Old Boys Basel per ta zavendesuar Eren Derdiyok ( tani tek Leverkusen ) qe kishte kaluar ne FC Basel. Hysenaj kishte marre pjese ne vitin 2009 edhe ne zborin e shpresave ne Kamez dhe pasi pritej kalimi i tij ne FC Winterthur ose FC Schalke U-23, gjasat ishin te medha qe ai te luante me U- 21 te Shqiperise. Mirepo, pas 4 javesh qe u kthye nga zbori i shpresave, ai mori vesh edhe diagnozen vdekjepruerese. Kancer i gjakut dhe per 20 muaj te tere "lufte per te jetuar" talenti nuk ia doli ta mposhte semundjen e cila iu rikthye serish dhe e ndau nga Futbolldashesit Shqiptar. I paharruar qofte kujtimi i tij
Sami Bacaj
|