Miqesore/ Shqiperi U-21 – Hollande U-21 0-5 |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 30 Maj 2011 22:34 |  |  |  | |
Shpresat e Shqiperise jane turperuar sot perballe Hollandes ne nje miqesore te perfunduar me goleade. Ndeshja miqesore e luajtur ne oren 18:30 ne Austri ka perfunduar me fitoren e ethelle te 21 vjecareve nga vendi i tulipaneve. Shpresat e Shqiperise edhe pse kane luajtur me lojtaret me te mire te formacionit nuk kane perballuar nivelin e larte te kundershtareve qe i kane vene perfund shume shpejt dhe i kane shenuar me pas me lehtesi gola te tjere. Shqiperia U-21 vetem pak dite me pare pati fituar miqesoren me Uzbekistanin me rezultatin 1-0 me gol te shenuar nga i talentuari Armando Vajushi. Edhe sot me Hollanden, kuqezinjte tane i kane ndjekur nje numer i madh menaxheresh nga e gjithe Europa.
Pirro Nika
 |