Kosovari Liridon Krasniqi, pozicioni sulmues qendre, ne daten 22 mars do te mberrije në Tirane per t'iu bashkuar perfaqesueses Shpresa (U-21) te Shqiperise. Ne fund te marsit kombetarja e vogel do te kete nje grumbullim, ndersa pritet te zhvillojne edhe nje miqesore, emrin e kundershtarit akoma nuk e kane konfirmuar. Krasniqi 21-vjeçar te henen ka kaluar ne skuadren çeke Mlada Boleslav. Deri tani ka luajtur per te rinjte e ekipit tjeter çek, Slavia Prage"Kam marr ftesen per t'u grumbulluar me kombetaren U-21 te Shqiperise. Me 22 mars do te jem ne Tirane. Tashme ka nisur edhe procedura per pajisje me pasaporte", ka thene Krasniqi. Ai u zbulua gjate seleksionit qe FSHF-ja e organizoi ne Zvicer ne janar te ketij viti.
Pirro Nika
 |