U-21 / Shqiperia arrin fitoren e pare | ||||
|
 Shqipëria fiton tre pikët e para të vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian 2011. Skuadra jonë ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mefshët. Skuadra e Azerbajxhanit ka qenë më kërkuese në pjesën e parë dhe i është afruar disa herë golit, por portiere Mocka në disa raste dhe mbrojtësi Semina kanë neutralizuar gjithcka duke i mohuar golin. Në minutën e 29-të Emiliano Vila ka dhuruar spektakël duke stopuar topin me gjoks e duke i rënë direkt, por portieri Mamadov tregohet në lartësinë e duhur duke shmangur rrezikun në portën e tij. Në minutën e 34-tër pas një rrëmuje në zonën tonë një lojtar Azerbajxhanas gjuan nga 10-metra, por fatmirësisht topi përplaset në trupin e Veliut duke shmangur një gol të sigurtë. Vila ka qenë shumë i lëvizshëm dhe një rrezik konstant për kundërshtarin.Portieri mik do ti mohoj sërish një gol Vilës duke grushtuar bukur topin e gjuajtur nga ish lojtari i Teutës në minutën e 38-të.Minuta 45-të mund të kishte qenë fatale për djemtë e Bushatit të cilët gjendën në inferioritet numerik, por futbollistët miq ngatarrohen më njëri-tjetrin duke mos rrezikuar portën e Mockës. Tre minutat shtesë të dhënë nga arbbitri i katër nuk kanë sjellur asnjë ndryshim në rezultat. Pjesa II Bushati kryen dy zëvëndësime që në dhomat e zhveshjes. Largohet mesfushori i taentuar Hair Zeqiri I cili nje nate me pare kishte marre serume per arsye ten je gjendje virusale qe po kalonte dhe në vend të tij aktivizohet elbasanasi Orges Gava. Gjithashtu del Bala e në vend të tij aktivizohet talenti firak që luan me Flamurtarin Odise Roshi. Ndryshimet e kryera nga trajneri sjellin freski dhe më gjallëri në skuadër. Në minutën e 63-të Roshi me klasin e tij do japi një asist për Karabecin i cili gjun bukur dhe topi devijohet brënda zonës nga Guyiev dhe Shqipëria është në avantazh 1-0. Goli i jep siguri kuqeznjve të vegjël të cilt qarkullojnë topin dhe mbajnë nën presion kundërshtarin. Arbitri në të 70-tën ndërpret lojën për tjua ardhur në ndihmë lojtarëve për tu freskuar për shkak të temperaturave të larta. Në të 81-tën Vila jep një asist për Karabecin, gjuan priras, por Mamadov grushton. Në minutat 82’ dhe 86-të Odise Roshi ka mundësi të arta për ta mbyllur lojën, por ai tregohet i pasaktë. Në rastin e parë gjuan lehtë dhe topi zotërohet lehtësishtë nga portieri mik. Në rastin e dytë i vetëm me portierin Mamadov bënë më të vështirën duke rrokur këmbët e portierit. Në të 90-tëm largohet Vila dhe në vend të tij futet Indrit Hithi. Katër minutat shtesë nuk sjellin ndryshim në rezultat. Në tre ndeshje të luajtura skuadra Shqiptare ka grumbulluar tre pik duke marr një fitore dhe dy humbje. Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e ka më datë 9-të në me Austrinë në Vjenë. Shqiperia: Shpëtim Moçka, Renato Malota, Klodian Semina, Franc Veliu, Polizoi Arbri, Erando Karabeci, Sabien Lilaj,  Hajro Zeqiri (46' Orges Gava) Emiljano Vila (90' Indrit Hithi), Vilfor Hysa Bekim Bala (46' Odhise Roshi) - Trajner: Artan Bushati Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6885 |