Ahmet Jonuzi, pesimist per shortin e Varshaves! | ||||
|
Jonuzi ka thënë se në hedhjen e shortit që u bë tri ditë më parë në Varshavë, ekipit shqiptar nuk i priu fati, për faktin se në grup ka skuadra të forta. Shqipëria në eliminatorët e “Euro 2012” do të luajë kundër Francës, Rumanisë, Bosnjë e Hercegovinë, Bjellorusisë dhe Luksemburgut. Kjo e fundit konsiderohet “autsajder”. “Aspak nuk jam i kënaqur me shortin e hedhur në Varshavë. Shqipëria do ta ketë të vështirë kualifikimin për Evropianin 2012, sepse në grup ka skuadra të mëdha evropiane siç janë: Franca, Rumania, Bosnja dhe Bjellorusia”, ka thënë Jonuzi. Ish-sulmuesi i Kosovës së Vushtrrisë, Ahmet Jonuzi, ka pohuar se e tërë kombëtarja duhet angazhuar maksimalisht që të ketë paraqitje dhe rezultate të mira në garat e eliminatorëve që nisin në muajin shtator. Ai beson se me punë gjithçka mund të arrihet. “Në futboll kurrë nuk i dihet. Ekipit shqiptar i mbetet që të punojë shumë, madje duhet kaluar mundësitë e veta, në mënyrë që të ketë paraqitje dhe rezultate pozitive në kuadër të eliminatorëve të ‘Euro 2012’. Pavarësisht se Shqipëria do të ballafaqohet me Francën dhe Rumaninë, Bosnjën e Bjellorusinë, me punë të madhe mund të arrihet objektivi i ekipit shqiptar: kualifikimi në Evropianin 2012”, ka theksuar Jonuzi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5930 |