Shqiperia U-19, eshte eliminuar ne turneun eliminator, faza e pare qe eshte zhvilluar ne Bullgari. Skuadra e drejtuar nga Foto Strakosha, ka humbur ndeshjen e pare 1-0 ndaj Greqise dhe me pas ka barazuar dy takime te tjera , kunder Sllovakise 1-1 dhe me te njejtin rezultat, kunder te te zoteve te shtepise, Bullgarise. Me dy pike, Shqiperia eshte renditur ne vendin e fundit ne grup, nderkohe qe pas barazimit 3-3, ndaj Sllovakise, Greqia eshte renditur e para ne grupin e 6 eliminator te ketij Europiani, qe do te vazhdoje vitin e ardhshem, ndeshjet ne “Elite raund”. Bullgari – Shqiperi 1-1 Lovech Stadion. Bullgari Gjyqtar: Eitan Shemeulevitch Shqiperia: Strakosha, Sokoli, Hoxhallari, Syky, Zeqaj, Gjini (’59 Cekici), Kavazaj, Qose (’86 Kame),Ymerj, Prendi, Ademi (‘ 64 Kalaja). Bullgaria: Lyubenov, Galabov, Vutov, Orabchev, Hubchev, R. Tconev, Vitanov, Minchev,M. Tsonev (’56 Misyak) , Vasiliev (’48 Daskalov), Dryanov. Shenues: ‘ 61 Daskalov, Prendi ’75. Karton i verdhe: Qose, Vasiliev, Daskalov, Sokoli Karton i kuq: Orabchev.
|