Shqiperia U-19, ka shenuar nje gol ne minute e 91’ ne porten e Sllovakise duke mbajtur gjalle shpresat e saj per nje kualifikim te mundshem ne eliminatoret e kampionatit Europian, grupi i 6 qe po zhvillohet ne Bullgari. Ne ndeshjen e dyte, djemte e drejtuar nga trajneri Foto Strakosha, vinin me objektiv primar fitoren, pas humbjes me Greqine ne minutat e fundit, ne takimin e pare. Si perkunder planeve te skuadres tone, qe ne minute e trete skuadra gjendet ne dizavantazh, pasi vendasit shenojne me 11-metersh. Por kjo nuk e ka dekurajuar as ekipin tone dhe as trajnerin Strakosha, i cili ka bere mjaft korigjime ne lojen e ekipit. Fale presionit te madh te skuadres tone, kundershtaret jane detyruar te terhiqen derisa me fillimin e kohes shtese. Ka qene Prenci ai qe duke shenuar i ka vene gjerat ne barazpeshe. Ndeshja ka perfunduar me rezultatin 1-1. Nje rezultat, i cili i mban ne gare futbollistet tane. Ne ndeshjet e dites se fundit qe zhvillohen te dielen, Shqiperise per tu kualifikuar, i duhet patjeter fitorja. Shqiperi – Sllovaki 1-1 Lovech Stadion Shqiperia: Strakosha, Sokoli, Lulaj (’91 Cekici), Hoxhallari, Syku, Gjini, Kavazaj, Qose, Ymeri, Prendi, Ademi, Kalaja (’52 Gjini). Trajner: Foto Strakosha Sllovakia: Chovan, Shatka, Kralik, Bero, Kastelovic, Ivan, Szoke (’89 Lesko), Skriniar, Chrien, Lupco (’62 Haraslin), Vestenicky. Shenues: 3’ Bero (p), ’91 Prendi. Kartona te verdhe: Hoxhallari, Kavazaj, Prendi, Ademi Szoke
|