U19/ Greqi – Shqiperi 1-0 |
nga AlbaniaSoccer E martë, 12 Nentor 2013 22:04 | | | | |
Kombetarja Shqiptare U-19, ka humbur me Greqine 1-0, ne “Lovech Stadiom” te Bullgarise, ne ndeshjen e pare te Turneut Eliminator te Kampionatit Europian (grupi i 6), te kesaj kategorie moshe. Ekipi i drejtuar nga Foto Strakosha, ka dale pa pike nga ndeshja e pare, megjithe perpjekjet qe skuadra ka bere. Kuqezinjte 19 vjecare jane perpjekur maft, perballe nje Greqie agresive. Fatin e kesaj ndeshjeje e ka vendosur numri 11, Popovic, i cili ne minuten e 86, ja ka dale qe te mposhte Shqiperine, duke shenuar golin e fitores per Greqine. Megjithe perpjekjet e bera nga skuadra jone, ne tete minutat e mbetura ka qene e pamundur per te ndryshuar kete rezultat. Keshtu Shqiperia U-19, e nis me humbje minimale Turneun Eliminator te Kampionatit Europian, duke u renditur per shkak golaverazhi, ne vendin e fundit. Ne ndeshjen tjeter te ketij turneu, te zhvilluar ne oren 14.00 mes Sllovenise dhe Bullgarise, kane fituar vendasit me rezultatin 2-1. Ne ndeshjet e dites se dyte qe zhvillohen te enjten, Shqiperia do te luaje kunder Sllovenise, ndersa Bullgaria do te perballet me Greqine.
|