U-19/ Shqiperia fiton ne miqesore | ||||
|
Perfaqesuesja e Shqiperise per moshen Under 19 vjec ka mundur homologen e vet nga Bosnje&Hercegovina me rezultatin 3-1. Trajneri Foto Strakosha i cili kishte takimin e pare ne stolin e drejtimit te kuqezinjve te rinj ka paraqitur ne fushe nje seleksion lojtaresh te talentuar te cilet kane interpretuar mjaft mire. Perballe boshnjakeve te kualifikuar ne Elite Raund ose nder skuadrat me te mira te Europes, te rinjte shqiptare kane provuar te gjitha llojet e emocioneve. Kjo gje ka ndodhur sepse ne fillim te lojes Bosnja ka kaluar ne avantazh me gol te shenuar nga Bilac pas nje goditje denimi. Pas vetem 9 minutash eshte mesfushori i skuadres tone Elvis Kabashi i cili pas nje goditje te forte barazon shifrat 1-1. Pak para perfundimit te 45 minutave te para pas nje aksioni model Artur Magani i Shkumbinit realizon nje goditje model dhe nga 20 metra shenon ne 2-1. Me kete rezultat mbyllet pjesa e pare. Ne pjesen e dyte Strakosha ben shume zevendesime duke aktivizuar te gjithe lojtaret e grumbulluar per kete takim miqesor, per rrjedhoje vjen edhe goli i trete shenuar nga Marsel Koliqi i Thrasivolos. Me kete fitore interesante nis karrieren e tij si trajner i kuqezinjve Under 19 trajneri Foto Strakosha i cili perseri modest tregon se ka ende shume pune per te bere deri ne kolaudimin e plote te skuadres. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5527 |